4 në 10 persona vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, madje shumë prej tyre as që e dinë se e kanë, duke shkaktuar dëme dhe duke përkeqësuar patologji të ndryshme.
Numri i personave në Shqipëri me hipertension sa vjen e rritet dhe tashmë ka shumë të rinj të cilët vuajnë nga tensioni i lartë.
“Hipertensioni shkakton ishemi, dëmton zemrën, trurin dhe veshkat”, u shpreh mjekja pranë shërbimit të Mjekësisë Interne Eneida Hoxha.
Në Ditën Ndërkombëtare u bëhet thirrje qytetarëve të masin tensionin për të parandaluar dëmet që shkakton, por nga ana tjetër të mbajnë një regjim të mirë ushqimor pa kripë e alkool, si faktorë rreziku në çekuilibrimin e vlerave 12 me 8.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 1.4 miliardë të rritur në botë, të moshës 30–79 vjeç, vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.
Top Channel