Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të mbetet në kërkim të trajnerit të përfaqësueses shqiptare, gjë e cila mbetet një ndër problemet kryesor për një moment kryesore në këtë fazë tranzicioni të kombëtares ku po largohen lojtarët e ashtuquajtur veteran e po afrohen lojtarë të rinj.
Ish-kapitenit Besnik Hasit i është ofruar gjithcka kërkoi por ishte klubi i tij aktual Anderlehti, ku ai është zv.trajner që nuk pranoi ta lëshonte.
Gjithsesi ishte një ndër kandidaturat për të cilin drejtuesit e FSHF-së ishin luhatur mes zgjedhjes së një trajneri shqiptar apo të vazhdojnë me trajnerët e huaj.
Mes disa takimeve shumë pranë dukej të ishte gjermani Lorenz Gynter Këstner, trajneri i të rinjve të Volfsburgut i cili dikur ka kërkuar të drejtonte kuqezinjtë.
Sigurisht një zgjedhje në pamje e mirë, nisur nga eksperienca e mirë me trajnerin e së shkuarës gjerman, Hans Peter Brigel.
Gjithsesi takimi i tij i fundit me Felix Magath, trajnerin dhe menaxherin e klubit gjerman, duke se nuk ka rezultuar sipas dëshirës së Këstnerit i cili është detyruar të kthejë një përgjigje negative në FSHF.
Dy ndeshjet miqësore po afrojnë, më 11 nëntor do të luhet përball Azerbjaxhanit dhe pak ditë më pas do të udhëtohet drejt Maqedonisë.
Pak ditë kanë mbetur nga këto dy ndeshje e si rrjedhojë përfaqësuesja do të vazhdojë të drejtohet nga Mustedanagic, ish-zëvendësi i Josip Kuzhes, ndërkohë që federata vazhdon të kërkojë për trajnerin që do të na udhëheqë në eliminatoret e Botërorit 2014.
Top Channel