Jolie-Pitt, kujdestarë të shkëlqyer

08/11/2011 17:15

Për shumicën e familjeve është e vështirë të organizojnë pushimet me një ose dy fëmijë, por Angelina Jolie dhe Brad Pitt duket se nuk e kanë problem as me gjashtë.

Çifti i aktorëve hollivudianë, me të gjithë fëmijët e tij nën moshën 10-vjeçare, dukej i organizuar dhe nuk humbi kohë më kot, ndërsa udhëtoi gjatë të hënës për në Japoni.

Të përshëndetur nga qindra fansa, fëmijët u dukën fare të pashqetësuar nga interesi i tepruar, duke ecur qetësisht pranë prindërve të tyre.

36-vjeçarja Angelina dhe Bradi 48-vjeçar janë prindër të gjashtë fëmijëve. Më i madhi, Maddox (10 vjeç), është birësuar nga një jetimore në Kamboxhia. Pax (7), është adoptuar në Vietnam, ndërsa Zahara (6), u birësua nga Etiopia.

Tre të tjerët, Shiloh (5) dhe binjakët Vivienne dhe Knox, në moshën 3-vjeçare, janë fëmijë biologjikë të çiftit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA