“Shqipëria” është libri i fundit i shkruar nga Ben Blushi, i cili u promovua të premten pasdite në Tiranë.
Një botim, që sipas autorit, nuk ka të bëjë me historinë, apo politikën, por është vetëm një libër artistik. Zgjedhjen e titullit e shpjegon vetë ai.
“Ky libër përshkruan eksplorimin njerëzor. Ai shpjegon si dhe pse shqiptarët janë larguar nga besimi, bota dhe realiteti”, shprehet Blushi.
Kjo ceremoni shërbeu simbolikisht për të bashkuar pas kaq kohësh të majtën. Të pranishëm në promovimin e librit të Blushit ishin kryesocialisti Edi Rama, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, politikanë e gazetarë.
Ky është libri i tretë i Ben Blushit, pas romaneve “Të jetosh në ishull” dhe “Otello, arapi i Vlorës”.
Top Channel