Samiti i problemeve të euros

03/11/2011 03:25

Liderët e G20-tës, grupit të ekonomive më të mëdha botërore janë
mbledhur në Kanë të Francës në mesin e një krizë financiare globale dhe
frikës nga recesioni.

Dhe nuk eshte hera e pare. Pas ngercit financiar te 2008-tes, udheheqesit e grupit arriten fale bashkepunimit te Kines e Indise, ta paraprinin ate qe asokohe u quajt “nje shkrirje financiare globale”.

Por keto vitet e fundit, gjetja e gjuhes se perbashket mbi ceshtjet e ekonomise dhe tregtise eshte kthyer ne nje mision te veshtire. Samiti i Kanës u konsiderua gjeresisht si nje mundesi per paraqitjen e detajuar te politikave kunder krizes, qe kercenon monedhen e perbashket dhe mbare ekonomine boterore.

Por udheheqesit europiane mbeten gojehapur nga deklaratat per referendum dhe bisedimet jane rrethuar nga peshtjellimi. Levizja shton friken se Greqia mund te falimentoje per shkak te borxheve ne menyre te corganizuar, duke shkaktuar nje zinxhir deshtimesh qe mund te cojne drejt shperberjes se unionit te Euros.
Papandreu u thirr ne Kane nxitimthi per nje takim me presidentin francez Nikolas Sarkozy dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Nuk dihet sesi do te shkoje referendumi, por shqetesimi kryesore eshte se greket mund te kundershtojne cdo iniciative qe kerkon masa te metejshme anti-krize.

Sado qe lideret e BE-se arriten pas shume mundimesh, ta vulosnin javen e kaluar nje marreveshje per frenimin e ngercit nga borxhi grek, ka detaje dhe pyetje kyce qe ende kerkojne pergjigje. Europes do t’i duhet ne menyre te vecante te binde Kinen dhe te tjera ekonomi ne rritje te mbeshtesin fondin e dorezanive per anetaret ne telashe te Eurozones. Italia e sulmuar fort per shkak te problemeve te te saj te borxhit, do te vihet gjithashtu nen presion per te demonstruar angazhimin per reforma ekonomike e fiskale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA