Kombinat, përplaset për vdekje fëmija 5-vjeçar
03/11/2011 20:40
Një fëmijë 5-vjeçar gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa nëna e tij ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi u përplasën gjatë mbrëmjes së të enjtes nga një makinë në lagjen e Kombinatit, në Tiranë.
Nënë e bir ishin duke kaluar së bashku një rrugë kryesore, kur u goditën nga një makinë që po ecte me shpejtësi. Drejtuesi i mjetit u largua nga vendgjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Ky është aksidenti i tretë i këtij lloji në vetëm brenda pak ditëve të fundit. Një fëmijë 11-vjeçar humbi jetën i përplasur nga një makinë në Fier, ndërsa një mjet me targa angleze për pak sa nuk vrau dy kalimtarë, mesditën e së dielës në Tiranë.
Top Channel