KE: Prioritet auditit të brendshëm
02/11/2011 16:55
Në Tiranë po zhvillohet mbledhja e komitetit ndërministror për integrimin, ku të pranishëm janë zyrtarë të lartë të vendit dhe të Komisionit Evropian.
Zyrtari i lartë për Ekonominë në KE, Robert Gielisse, gjatë fjalës së tij e ka vënë theksin tek nevoja për auditimin e institucioneve.
“Auditi i brendshëm është një partner i rëndësishëm i cdo institucioni”, ka deklaruar Gielisse.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili ka premtuar angazhim të qeverisë së tij në këtë drejtim.
“Qeveria do të bëjë më të mirën për të forcuar auditin e brendshëm. Auditi i brendshëm është shumë i rëndësishëm për eficencën dhe transparencën”, ka deklaruar Berisha.
Top Channel