Foto e këtij ariu nuk është bërë nga një aparat fotografik në distancë të largët dhe në siguri të plotë, por nga një fotograf i patrembur rus, i cili është afruar shumë me kafshën e egër.
Igor Guschin ka bërë disa foto të arinjve të murrmë të Kamçatkës për të pasqyruar sjelljen e tyre. Fotot e tjera tregojnë edhe kolegët e tij që afrohen pranë këtyre arinjve për të marrë pamje sa më fantastike.
“Të gjithë ne jemi fotografë me eksperiencë të natyrës së egër. Kemi mësuar sjelljen e arinjve dhe ndjekim rregulla shumë strikte kur fillojmë të bëjmë punën tonë. Gjithsesi, është e pamundur të eliminosh tërësisht rrezikun kur i afrohesh arinjve. Për këtë arsye unë ju këshilloj që të mos merrni përsipër aventura të këtij lloji nëse nuk jeni profesionistë të vërtetë. Është shumë e rrezikshme”, tha Guschin.
“Unë po shpresoja që të afrohesha sa më shumë të ishte e mundur dhe kjo foto ku hunda e ariut ka prekur aparatin tim është e pabesueshme. Nuk do ta harroj kurrë këtë moment”, shtoi 52-vjeçari.
Top Channel