Festohet krijimi i Universitetit Politeknik të Tiranës

29/10/2011 00:00

Eshtë festuar 60-vjetori i krijimit të Universitetit Politeknik të
Tiranës. Historia e këtij universiteti daton në 1951-in kur u krijua
Instituti i Lartë Politeknik.

Në vitin 1991, gjatë sistemit të kaluar, të gjitha fakultetet me formim inxhinierik u rigrupuan duke formuar Universitetin Politeknik – Tiranë.
 
Ndersa në vitin 2007, si rezultat i reformës që ndërmori qeveria shqiptare për reformimin e kërkimit shkencor në Shqipëri, ndryshoi struktura përbërëse e Universitetit Politeknik të Tiranës, i cili aktualisht ka në përbërjen e tij gjashtë Fakultete dhe dy Institute Kërkimi e Zhvillimi. Ne kete pervjetor moren pjese drejtues te Universitetit si edhe themelues te tij qe kane dhene kontribut nder vite.

Top Channel