Skandali, blihen ilace pranë skadencës

27/10/2011 00:00

Grupi i kontrollit i ngritur nga Ministria e Shëndetësise dhe drejtoria e
Qendres Spitalore Universitare, ka konstatuar abuzime me ilacet ne spitale deri ne vleren 1
milion euro.

Nuk behet fjale vetem per sherbimin Onkologjik, por ne afera te tilla korruptive duket se jane perfshire edhe sherbime te tjera brenda qendres spitalore me te madhe ne vend, qe kane te bejne me blerje te medikamenteve afer datave te skadences.

“Janë gjetur një sasi medakementesh të fshehura te shërbimi i Onkologjisë. Eshtë bërë bazë edhe për lëvizje të drejtësisë. Po kështu janë vërejtur shumë mangësi në lidhje me medikamente të skaduara, të ruajtura, apo të paasgjësuara në kohën e duhur dhe të mbajtura në pavione në të cilat mund të abuzohet. Janë vërejtur medikamente që janë blerë pa destinacion, që do të thotë se kush ka bërë shkelje, kush nuk ka administruar medikamente sipas rregullores, do të mbajë përgjegjësi, qoftë administrative, qoftë penale”, tha drejtori i Politikave Shëndetësore.

Sipas Piperos kontrolli eshte ende ne proces dhe ne fund do te kete te tjera ndeshkime, ne varesi te shkeljeve.

Onkologjiku, dy të tjerë në pranga

Pak ditë pasi dy bashkëshortë përfunduan në pranga për skandalin e vjedhjes së medikamenteve në Spitalin Onkologjik, njësia task force mbyll hetimet dhe dërgon dosjen në gjykatë për një tjetër skandal me ilacet në këtë spital.

Kryeinfermjerja Arentina Arifaj dhe farmacistja Margarita Kola u derguan kete te merkure ne gjykate si te pandehura ne perfundim te hetimeve qe u adreson dy grave akuzen e shperdorimit te detyres. Akuza per to ka lidhje me ilacet me te kushtueshme per te paciente me semundje te renda, sic jane citostatiket medikamente qe perdoren ne kimioterapi.

Sipas prokurorit Julian Xhengo per kete skandal me medikamentet eshte kryer nje kontroll ne Spitalin Onkologjik nga KLSH,ku dhe jane shqyrtuar te gjitha kartelat e pacienteve te mjekuar me barna citostatike ku dhe jane vecuar 153 kartela  nga te cilat 68 kartela nga pavioni i kimioterapise.

Ne perfundim te ketij kontrolli, konkluzioni eshte se ne repartin e kimioterapise jane konstatuar diferenca ne lidhje me citostatiket e qarkulluar ne farmaci repart me vleren e me shume se 1 milione lekesh te reja. Pergjate hetimeve, sipas kerkeses, per gjykim te dorezuar ne gjykate dhe qe Top Channel e disponon thuhet se njera nga te akuzuarat Arentina Arifaj ne kundershtim me aktet ligjore ka marre nje sasi te konsiderueshme te kartelave klinike dhe regjistrave per te shmangur hetimin dhe se vetem pas disa perpjekjeve nga ana e oficereve te policise gjyqesore eshte bere e mundur, qe ky dokumentacion te administrohet si prove materiale.

Ekspertet pershkruajne ne kete dokumentacion se nga farmacistja Margarita Kola jane terhequr nje sasi barnash me vlere nje milione e 455 mije leke me teper se ilacet e pershkruara ne kartela. Per abuzmimin me medikamentet e shtrenjta te Onkologjikut me heret eshte cuar per gjykim edhe farmacisti Hysni Bajrami, ndersa jane nen procedim penal per vjedhje duke shperdoruar detyren dhe moskallezim krimi dhe tre mjeke te tjere.

Vjedhja në QSUT, burg pa afat dy personave

Gjykata e Tiranës ka caktuar pak jave me pare masen e sigurise për
personat e arrestuar të premten në QSUT, të cilët akuzohen për
korrupsion aktiv.

Gjykata vendosi burg pa afat për mjekun
onkolog Nikollë Kolecin dhe bashkëpunëtorin e tij Andonaq Zilin, ndërsa
në arrest shtëpie la farmacisten Jetmira Koleci, bashkëshorten e mjekut.

Operacioni i Task Force dhe Sektorit te Krimit Ekonomik në Tiranë,
prej disa javësh vuri në përgjim mjekun onkolog, Nikollë Koleci dhe
bashkëshorten e tij,Jetmira Koleci, te cilet duke bashkëpunuar me
njeri-tjetrin vidhnin medikamentet e spitalit dhe i dergonin ne
farmacite afer Qendres Spitalore Universitare. Ne keto farmaci ata
detyronin pacientet qe te blinin medikamentet qe ne fakt duhet t’i
merrnin falas.

Vlera vetem e nje dergese medikamentesh te
vjedhur brenda nje dite ne farmacine e spitalit Onkologjik ishte 80 mije
leke. Por ne total, sipas Drejtorit i Qendres se Kontrollit te Barnave
shuma mund te jete mbi 3 milion leke. Sipas tij, barnat ishin lehtesisht
te dallueshme, pasi kane dy etiketa, njera prej te cilave eshte vetem
per Sherbimin Spitalor dhe tjetra nuk lejohet te shitet.

Top Channel