“Punë pa teka”/ “Është bërë problem për nuse, nuk duan të vijnë në fshat”, nallbani Sema tregon vështirësitë: Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër
Shkolla e drejtësisë, sistemi arsimor i studimeve në drejtësi, problematika e shkollimit, cilësia e shkollimit, njohja e diplomave të marra në universitetet private e publike ishin disa nga problematikat e shtruara në panelin e Top Show mbrëmjen e së mërkurës.
Të ftuar në studio ishin profesorë e personalitete të tjera të njohura në fushën e drejtësisë, persona të cilët bartin mbi supe vite të tëra pune e eksperiencë në sistemin e drejtësisë.
Pasi nënvizuan fillimisht problemet e sistemit të drejtësisë, që pasqyrohen shpesh herë në mënyrë kritike edhe nga raportet ndërkombëtare për Shqipërinë, të ftuarit folën për sistemin e arsimit në fushën e drejtësisë, si vendi ku rriten juristët, avokatë, gjyqtarë e prokurorë të së nesërmes.
Top Channel