Ekspozita e armëve në Muzeun Historik

26/10/2011 17:25

Pavioni i Etnografisë i cili po ndërtohet në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar do të bëjë bashkë objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore materiale.

Ndër to edhe një koleksion të rëndësishëm të armëve të ftohta. Por disa prej tyre kanë pasur nevojë urgjente për restaurim ndaj edhe prej një jave në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar ka nisur puna për restaurimin e tyre.

Specialisti Frederik Stamati flet për rëndësinë tejet të vecantë të këtyre objekteve dhe nevojën për ndërhyrje në mënyrë që të shmanget degradimi.

Ndër këto jataganë që po restaurohen, sipas studimeve të deritanishme, arma më e hershme daton në vitin 1813, por specialisti Stamati tregon se këtë e dëshmojnë të dhënat që ata kanë aktualisht ama nuk përjashtohet mundësia që ndonjë prej këtyre jataganëve të jetë edhe më i hershëm.

Specalisti restaurator, Stamati edhe një herë bën thirrje që të ketë më shumë fonde për restaurimin e këtyre objekteve që në rast mos ndërhyrjeje, rrezikojnë pashmangshmërisht degradimin tërësor.  

Top Channel