Tradhëtia, një në dy njerëz e bën

25/10/2011 17:05

Tradhëtia nuk njeh kufinj dhe është shumë më e përhapur nga sa mendohet, zbuloi një anketim i kryer në disa vende të Bashkimit Europian.

Në rezultatin e përgjithshëm, plot 47% e të anketuarve pranuan se e kanë tradhëtuar partnerin e tyre, ndërsa 63% kanë zbuluar se janë tradhëtuar të paktën një herë.

Autori i një libri të hollësishëm mbi seksualitetin e njeriut, britaniku Siski Green, theksoi se “rezultate të tilla konfirmojnë diçka që dihej, qënia njerëzore është e pritur drejt zbulimeve të reja. Kështu ndodh që na pëlqen muzika e re, ndërrojmë ushqimet e preferuara, veshim rroba të reja dhe e njëjta gjë ndodh edhe me partnerët”.

Motivi kryesor që shtyn drejt tradhëtisë duket se është alkooli, me 25% të njerëzve që e kanë cituar, ndërsa 20% motivohen nga hakmarrja, pasi dyshojnë që partneri mund t’i tradhëtojë ose i ka tradhëtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA