Dyshimet se rreth 1 milion e 200 mijë euro para të kompanive të sigurimeve janë keqpërdorur, kanë çuar në burg 13 persona me influencë në sektorin e drejtësisë, ekonomisë dhe të shoqërisë kosovare, kryesisht nga tregu i sigurimeve.

Ata dyshohet se kanë keqpërdorur paratë e kompensimit të dëmeve në aksidentet e trafikut, me ç’rast u kanë shkaktuar dëme kompanive të sigurimeve, e po ashtu edhe viktimave të aksidenteve të trafikut, të cilët nuk i kanë marrë dëmshpërblimet e merituara.

Dyshimet për këta të arrestuar çojnë edhe në inskenime të aksidenteve, pasi të njëjtët dyshohen se kanë zhvilluar procedura të kompensimit të dëmeve për aksidente, të cilat nuk kanë ndodhur fare.

Operacioni i policisë, i cili është udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar të hënën dhe ka vazhduar edhe gjatë të martës dhe është shoqëruar me arrestimin e të paktën 13 personave, si dhe bastisjen e 10 ambienteve.

Ndër të arrestuarit janë, një ish-gjyqtar, dy avokatë, pesë përfaqësues ligjorë nga kompanitë të sigurimit dhe shoqatës së kompanive të sigurimit, dy persona nga kompania për vlerësimin e dëmit dhe tre mjekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA