Danimarka, vendi më i lumtur në botë

17/10/2011 11:50

Danimarka e para, Islanda e dyta dhe Japonia e treta. Ky është klasifikimi i vendeve në të cilat jetohet më mirë, i hartuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Raporti ‘How’s Life’ ka marrë në konsideratë rreth 40 shtete të botës në fusha si punësimi, shëndeti, arsimimi, ambjenti, administrata, kënaqësia personale, siguria etj.

Në vend të katërt gjendet Indonezia e ndjekur nga Hollanda, Norvegjia, Suedia, Kina, Britania e Madhe, Austria, Meksika, Irlanda, Australia, Franca dhe Belgjika.

Gjatë prezantimit të raportit, sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Angel Gurria, theskoi se nuk duhet përqendruar vëmendja vetëm tek rritja ekonomike e vendeve.

“Jam i bindur se në ditët e sotme vendimet politike duhen marrë duke pasur parasysh jo vetëm rritjen ekonomike sepse kjo nuk do të ishte e mjaftueshme”, theksoi Gurria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA