Gjatë punës për zgjerimin e një rruge, pranë vendit ku po ndërtohet spitali i ri i rajonit të Mitrovicës, punëtorët zbuluan një skelet njerzor.

Jo zyrtarisht mësohet se dyshohet për një varrezë masive në këtë vend, si rezultat i krimeve serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka thënë se policia ka siguruar lokacionin dhe se tashmë i mbetet ekspertëve të mjekësisë ligjore që të përcaktojnë se të cilës periudhë i përkasin eshtrat e gjetura.

Ndërkohë, vendi ku janë gjetur eshtrat më herët ka qenë një kazermë e ish-armatës jugosllave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA