Berisha: Rama, garanci për bllokim

15/10/2011 00:00

Kryeministri Sali Berisha e ka shndërruar takimin me Forumin Rinor të
Partisë Demokratike, në një takim nga ku ka kërkuar jo vetem
përkushtimin e te rinjve për zhvillimin e vendit dhe për fushatën e ardhshme
elektorale, por edhe në një podium, nga i cili bëri kritika të forta për
kreun e opozites, Edi Rama.

Pjesen me te madhe te fjalimit, kryeministri Berisha ia kushtoi ceshtjes se integrimit te vendit dhe gjeti tek ajo, qe e quajti rol te qellimte bllokues te opozites, pengesen kryesore per mosmarrjen e statusit edhe kete vit. Sipas kryeministrit Berisha vendimi negativ i Brukselit ishte i drejte, perderisa, sic tha ai, ne keto 2 vjet e vetmja garanci qe ka dhene Edi Rama, eshte perdorimi i votes per bllokim, duke vepruar kunder interesit te cdo shqiptari.

“Po shkohet drejt 2013. Do jenë vetëm shqiptarët që do e zgjidhin këtë. Miqtë kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të ndihmuar. Nuk ka patur rezultat. Ai nuk ka dëgjuar, ka vetëm interesin e tij. Mos harroni, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, të gjitha këto e morën. Opozita e tyre nuk mendon kurrë, mund të ketë dhe mendime të tjera jo të drejta, por një mendim, që të bllokojë ligjet dhe reformat e vendit për t’u integruar në Evropë, sic e ka kreu i opozitës shqiptare dhe opozita shqiptare. Ne duhet te pregatitemi per zgjedhjet e vitit 2013, ne menyre qe shqiptaret te mund te zgjidhin me voten e lire kete situate”, tha Berisha.

Takimi me te rinjte demokrate nuk ishte vetem nje takim me mesazhe politike. Kjo e shtune, per kryeministrin Berisha, shenon edhe ditelindjen e tij te 67-te. Dhe per liderin historik te demokrateve takimi me te rinjte mund te jete nje simbolike e fshehur per te treguar se ajo qe ka rendesi nuk jane vitet, por energjia qe percjell, vecanerisht kur perpara ka beteja te rendesishme politike, zgjedhjen e presidentit dhe mbi te gjitha zgjedhjet parlamentare te 2013-es, ku kryeministri Berisha do te kerkoje nje mandat te ri per te qeverisur.

“Jam i gëzuar që po festoj ditëlindjen me ju dhe mund të them që është ditëlindja më e bukur që festoj me të rinjtë. Kurse për mua, për t’u kthyer përsëri tek ditëlindjet, vitet për mua janë vetëm numra”, theksoi Berisha.

Kryeministri feston ditëlindjen në Krujë

Dhe ditëlindja e kryeministrit vërtet sapo kishte nisur, pasi festa e vërtetë u bë në një vend të shenjtë për besimtarët bektashinj, në malin e Krujës, në Sarisalltik.

Rreth një vit më parë kryeministri kishte marrë pjesë në nisjen e punimeve për rrugën që të con nga Kruja në vendin e shenjtë, përfundimi i të cilës u inagurua, mesa duket jo për koincidencë, në ditën e lindjes së kryeministrit.

Rruga, një nga më panoramiket në vend, të con deri në burimin e ujit, ku shoi etjen i shenjti i bektashinjve, një rit që e ka ndjekur deri në detaje edhe kryeministri me bashkëshorten Liri Berisha.

Sa herë është në Krujë, Sali Berisha nuk lë pa përmendur heroin kombëtar Skëndërbeun dhe ky detaj i rëndësishëm për të nuk kishte si të mos zinte vend disa herë edhe në fjalimin e tij, që u bashkua edhe me një mirënjohje për urimet e ditëlindjes.

“Kam kënaqësi që sot festoj ditëlindjen time këtu tek ballkoni i Skënderbeut, tek mali i Krujës”, u shpreh Berisha.

Më pas i erdhi radha tortës së ditëlindjes, një dhuratë nga demokratët e Krujës dhe kryeministri Berisha gjeti rastin të shprehë teorinë e tij, ndoshta fetare, por ndoshta edhe politike, se jetëgjatësia nuk lidhet më nga numrat. “Vitet janë numra, por jeta është tjetër gjë”, tha ai.

Kryeministri Berisha nuk ka kursyer batutat në ditëlindjen e tij dhe këtë herë shënjestër ka bërë zonjën Berisha, megjithëse ajo paralajmëroi që nuk do të ndiqte protokollin në ndarjen e tortës.

“Të parën po ia jap burrit tim”, tha zonja Berisha pasi preu tortën. “Eh, pate frikë se po mbetem pa të”, u shpreh me të qeshur kryeministri pas saj.

Top Channel