Durrës, aksident rrugor, shuhet familja

14/10/2011 09:40

Një familje e tërë nga fshati Gjepalaj i Shijakut është shuar në orët e para të ditës së sotme.

Automjeti me te cilin udhetonin kater persona, dy bashkeshorte dhe femijet e tyre ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne nje kanal. Aksidenti duhet te kete ndodhur gjate oreve te nates por vetem mengjesin e se premtes eshte zbuluar tragjedia.

Kalimtaret kane pare mjetin e permbysur dhe tre trupat pa jete brenda tij te gjithe pjestare te familjes Keçi. Ngjarja e rende ndodhi ne fshatin Gjepalaj, jo larg godines se komisariatit te policise se Shijakut. Ccifti Baki dhe Mimoza Keci, 42 dhe 39 vjec, ka qene duke udhetuar bashke me dy djemte e tyre Ronaldo dhe Arbri, perkatesisht 14 dhe 10 vjec kur kane humbur kontrollin mbi mjetin dhe kane perfunduar ne kanal.

Policia fillimisht gjeti tre trupa, te cilet jane dy bashkeshortet dhe nje prej femijeve, ndersa pas shume kerkimesh u gjet edhe trupi i katert. Familja Kecci ka qene duke levizur me automjetin me targa DR 8071 C ndonese moti ka qene i keq dhe ere te forte dhe rreshje dhe shikueshmeri te ulet ne rruge.

Paraprakisht dyshohet se kane qene kushtet e veshtira atmosferike qe e kane nxjerre mjetin jashte rruge. Vec kesaj mungesa e ndihmes se pare ne momentin e aksidentit ka qene fatale per kete familje

Top Channel