
Një gjykatë australiane ka ndaluar përkohësisht shitjen e kompjuterave të sheshtë të markës “Samsung Electronics†në Australi.
Vendimi është marrë pasi kompania “Apple†ka fituar betejën ligjore me kompaninë koreano-jugore, lidhur me disa ide për kompjuterat e llojit “touchscreenâ€.
“Apple†ka akuzuar “Samsung†se ka kopjuar teknologjinë e saj me modelin “Galaxy Tab 10.1â€. Dy kompanitë janë angazhuar në beteja ligjore në nëntë vende të botës.
“Samsung†është një nga rivalët më të fortë të “Apple†në prodhimin e celularëve dhe kompjuterave të tipit “smartâ€.
Vendimi i gjykatës federale kërcënon të dëmtojë pozitën e “Samsung†në tregun australian, pasi do të mungojë edhe në periudhën e rëndësishme të Krishtlindjeve.
Dy kompanitë janë në konflikt lidhur me ekskluzivitetin e ideve që prej muajit prill. Ato akuzojnë njëra-tjetrën se kanë shkelur të drejtat e ekskluzivitetit.
“Apple†ka fituar tashmë një proces në Gjermani, vendi me ekonominë më të fuqishme të Evropës, duke ndalur shitjen e “Galaxy Tab 10.1â€.
Javën e kaluar, “Samsung†deklaroi se do të përpiqej të ndalonte shitjen e “iPhone 4S†të “Apple†në Francë dhe Itali, duke e akuzuar kompaninë për shkelje të patentës së transmetimit të teknologjisë 3G.
Vendimi i gjykatës australiane vjen pak ditë pasi kompania humbi drejtorin ekzekutiv të saj, Steve Jobs, i cili ndërroi jetë për shkak të një arresti në frymëmarrje, të shkaktuar nga kanceri në pankreas.
Gjithashtu, një ditë para vdekjes së Jobs, kompania gjigande prezantoi modelin e ri “iPhone 4Sâ€.
Kompania prestigjoze, tashmë “jetimeâ€, është ndërkohë në një betejë gjyqësore edhe me kompaninë tajvaneze të prodhimit të qarqeve elektronike, “Viaâ€.
Top Channel