Reforma, LSI: Proporcional me korrektim kombëtar

12/10/2011 00:00

Dy vitet e fundit Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë mjaft aktive
në kërkesat për ngritjen e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore.

Dy vitet e fundit Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë mjaft aktive në kërkesat për ngritjen e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore.

Në projekt-vendimin që LSI dorëzoi këtë javë në Kuvend, parashikohet një komision gjithpërfshirës. Aty, ndër të tjera, thuhet se komisioni mund të përkthejë në norma ligjore edhe cështje që nuk përfshihen në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Dhe një gjë për të cilën OSBE/ODIHR-i nuk do të bëjë kurrë sugjerime, sepse është një zgjedhje sovrane e klasës politike të një vendi, është sistemi zgjedhor.

“Me cfarëdolloj sistemi, LSI do të vazhdojë të jetë faktor i rëndësishëm dhe përcaktues në krijimin e mazhorancave në vend”, tha sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama

Por pas kësaj deklarate vetësigurie, vjen një pohim tjetër, më i sinqertë: sistemi aktual me formulën se si i shpërndan mandatet, krijon diskriminim.

“Ka deputetë që janë zgjedhur në Parlament me 20 mijë vota një deputet, sic është rasti i LSI-së, ndërkohë që ka parti të tjerra që janë përfaqësuar në Parlament edhe me 4-5 mijë vota një deputet”, tha Rama.

Cili do të ishte atëhere sistemi më i mirë, në këndvështrimin e LSI-së?

“Ndoshta një proporcional me korrektim kombëtar, në pamundësi të një proporcionali kombëtar, do të ishte një zgjidhje oportune dhe që i jep më shumë vlerë votës së qytetarit”, tha Rama.

Në projekt/vendimin që ka paraqitur në Kuvend, LSI ka parashikuar një kohëzgjatje 6 mujore për punën e komisionit të parlamentar të reformës, e rinovueshme, nëse duhet.

Top Channel