Topalli në Ceki: Bashkëpunim mes vendeve

11/10/2011 00:00

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë një vizite ne Ceki është takuar me  Kryetaren e Parlamentit cek  Miroslava Nemcova.

Sic njofton zyra e shtypit e kuvendit gjatë takimit janë evidentuar marrëdhëniet shumë të mira mes Çekisë dhe Shqipërisë, të cilat duhet të përkthehen në një bashkëpunim edhe më konkret ekonomik.

Dy kryetaret e Parlamenteve të Shqipërisë dhe Çekisë thanë se ky bashkëpunim duhet të forcohet edhe më tej, përmes vizitave të nivelit të lartë dhe mes komisionesh parlamentare.

Kryetarja Nemcova tha se Çekia do të përdorë ndikimin e saj si kryesuese e grupit te vendeve të Vishegradit për çuarjen përpara të proceseve integruese të Shqiperisë.
 
Në fund të takimit Kryetarja e Parlamentit të Çekisë, Miroslava Njemcova u shpreh se: “Veç kompanisë CEZ që është prezente në Shqipëri, ka hapësira për bashkepunim, jo vetem për firmat e mëdha por edhe për ato të vogla e të mesme. Gjithashtu duhet të thellojmë më tej bashkëpunimin në fushën e turizmit.” Kjo është vizita e dytë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli në Çeki.

Top Channel