Big Ben si Kulla e Pizës
09/10/2011 17:05
Ashtu sikundër Kulla e Pizës, edhe Big Beni, ora e famshme britanike, nuk qendron krejtësisht vertikalisht me tokën.
Kështu shkruan Sunday Telegraph, sipas të cilës nga matja e fundit e inxhinierëve, Big Ben ka një pjerrësi prej 0.26 gradë në drejtim të veriut, e barabartë me 15-20 centimetër nga qendrimi vertikal.
Megjithatë, nuk ka vend për adhuruesit e Kullës së Pizës që të alarmohen, pasi Big Ben-it 150-vjecar do t’i duhen plot 4 mijë vjet për të arritur të njëjtën pjerrësi sa Kulla e Pizës.
Top Channel