Pakistan, mjeku që ‘spiunoi’ Bin Laden në gjyq?

07/10/2011 00:00

Një komision qeveritar në Pakistan kembengul në fajësimin e mjekut që
ndihmoi CIA-n të vihej në gjurmët e Osama bin Ladenit dhe pretendon
nxjerrjen e tij ne gjyq per tradhti te larte.

Doktor Shakil Afridi akuzohet per programin e rreme te vaksinimit ne Abotabad, permes te cilit amerikanet tentuan te merrnin kampione ADN-je nga banoret e kompleksit ku me vone u mesua se jetonte qetesisht njeriu me i kerkuar nga Shtetet e Bashkuara.

Afridi u prangos menjehere pas sulmit te fillimit te majit, ku mbeti i vrare shefi i Al Kaedes. Komisioni i ngritur per kete ceshtje ka marre ne pyetje zyrtare te inteligjences, si dhe familjaret e Bin Ladenit. Thellesisht i turperuar nga misioni i befasishem i forcave speciale amerikane ne territorin e tij, Pakistani e pershkroi nderhyrjen si dhunim te sovranitetit. Komisioni qeveritar i kryesuar nga nje ish-anetar te Gjykates se Larte, eshte ngarkuar te zbuloje sesi arriti ushtria amerikane te ndermerrte nje sulm brenda pakistanit pa u pikasur nga askush. Nga ana tjeter, eshte detyre e tij te hetoje edhe si mundi Osama bin Laden te jetonte per vite te tera ne Abotabad, ne nje kompleks shume prane nje kazerme ushtarake.

Washingtoni insiston qe doktor Afridi te lihet i lire dhe te lejohet te jetoje ne Shtetet e Bashkuara. Vetem pak pas vrasjes se Bin Ladenit, dolen ne drite raporte, sipas te cilave, mjeku ishte rekrutuar nga CIA per organizimin e fushates se rreme te vaksinave, si menyra e vetme per te kuptuar nese sheiku i terrorit fshihej vertet ne ate shtepi. Ende nuk eshte e qarte nese ndonje kampion ADN-je u arrit te merrej vertet nga Bin Ladeni apo te afermit e tij.

Top Channel