Middleton në koopertinën e Vogue?

07/10/2011 17:15

Do të ishte një prej lajmeve më të bujshëm të vitit në botën e modës, por Dukesha e Kembrixhit dhe gruaja e Princit Britanik të Kurorës, Kate Middleton, mund të shfaqet në koopertinën e revistë së famshme të modës, “Vogue”.

Pa dyshim, diçka e tillë nuk është e thjeshtë, pasi që prej martesës së saj të prillit, Middleton duhet të autorizohet nga Mbretëresha për të gjithë shfaqjet e saj nëpër media dhe intervistat publike.

Megjithatë, burime brenda revistës amerikane raportuan se ekzistojnë shpresa të mëdha që bashkëpunimi të kryhet dhe që Middleton të figurojë në faqen e parë të revistës në periudhën kur ajo regjistron numrin më të madh të shitjeve, gjatë pushimeve të Krishlindjeve dhe Vitit të Ri.

Sipas mediave britanike, imazhi i kurorës është dëmtuar rëndë që përpara disa vitesh, nga të gjithë skandalet që u krijuan rreth çiftit Charles-Diana. Për këtë arsye, paraqitja e Kate në “Vogue” mund të përbëjë fillimin e një fushate rifreskimi të imazhit të familjes mbretërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA