Meshkujt goditen më shumë nga diabeti

03/10/2011 18:15

Kërkimet gjenetike kanë vërtetuar dyshimin se trupi i meshkujve preket më shumë se ai i femrave nga diabeti i zhvilluar gjatë jetës, bëri të ditur sot një grup kërkuesish nga Universiteti i Gllasgout, Skoci.

Ndryshimi shkaktohet nga mënyra se si secili trup depoziton dhjamin në organizëm, me femrat që shëndoshen më shumë në vidhe e ije dhe meshkujt që shtojnë në zonën rreth stomakut dhe mëlçisë, ku krijohet edhe çrregullimi që shkakton diabetin.

Ndërsa ishte i njohur fakti se meshkujt janë më të predispozuar për t’u prekur nga diabeti jo i trashëguar, grupi i kërkuesve provoi se shtimi i dhjamit në këto zona sensitive dhe rreth muskujve të kësaj zone të trupit, është një prej arsyeve primare që shkaktojnë diabetin.

Midis 100 të prekurve nga diabeti i zhvilluar gjatë jetës, mesatarisht numërohen 60 meshkuj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA