Tajvani rifiton të drejtën për parkingun

02/10/2011 13:45

Shoqeria Tajvan sh.p.k e ka rifituar sërish të drejtën për parkingun e saj, me vendim gjykate.

Pasi kishte paditur Bashkinë e Tiranës për ndërhyrjen që ajo bëri disa ditë më parë, kjo shoqëri ka siguruar të drejtën për të nisur procesin gjyqësor ndaj saj.

Gjatë një vendimi të gjyqtares Fatmira Hajdari, Bashkia e Tiranës duhet të largojë masën e betonit të vendosur ditë më parë për të penguar kalimin e mjeteve në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” drejt kompleksit të Tajvanit.

Deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës, pas padisë së bërë nga shoqëria Tajvan, gjykata ka vendosur të ndalojë çdo lloj veprimi që e cënon pronësinë e saj.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA