Historia e trishtë e 6-vjeçarit
13/09/2011 11:45
Wang Gengxiang është një fëmijë 6-vjeçar me një histori të trishtë.
Në vitin 2010 ka pësuar djegie të rënda nga një zjarr dhe tashmë i duhet të mbajë një maskë kirurgjike që i lë të zbuluar vetëm sytë, hundën dhe buzët.
Babai i vogëlushit ka vendosur që Wang mos të shkojë në shkollë për të mos shqtësuar fëmijët e tjerë me pamjen e tij dhe për të shmangur rrezikun e infeksioneve.
6-vjeçari tashmë duhet të presë që të shërohet dhe organizmi i tij të jetë i fortë mjaftueshëm për të përballuar ndërhyrjet kirurgjikale për rindërtimin e lëkurës.
Top Channel