Obama: Jemi më të fortë

12/09/2011 12:00

Presidenti Barak Obama i dha fund me një mesazh shprese ditës së përvjetorit të 10-të të sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara u bene me te forta pas tragjedise. Obama mbajti një fjalim në Uashington pasi mori pjesë në ceremonitë përkujtimore në Nju Jork, Pensilvani dhe në Pentagon për të nderuar tre mijë njerëzit që humbën jetën.

“10 vjet me pare, Amerika u perball me nje prej momenteve te saj me te erreta. Kullat madheshtore u shemben, tym i zi dilte nga Pentagoni, mbetjet e nje avioni dergjeshin ne nje fushe te Pensilvanise. Miq dhe fqinje, motra e vellezer, nena e baballare, bij e bija u moren prej nesh me nje shpejtesi dhe mizori qe te copeton zemren. 12 shtatorin e vitit 2001 ne u zgjuam ne nje bote ku e keqja ishte me prane se kurre dhe pasiguria turbullonte te ardhmen tone. Nje dekade me vone, per amerikanet shume gjera kane ndryshuar. Njohem luftrat dhe recesionin, debatet e zjarrta dhe ndasite politike. Por sot, ia vlen te kujtojme ate qe nuk ka ndryshuar, karakterin e kombit tone”, tha Obama.

Obama shtoi se amerikanet duhet te nderojne ata qe humben jeten ne 11 shtator, por te shohin drejt se ardhmes me zemrat te mbushura me shprese. Presidenti i beri homazhe viktimave dhe lavderoi kurajon e te mbijetuarve. 2 milione amerikane kane shkuar ne lufte qe prej tragjedise, tha ai. Keta njerez treguan se kush na e do te keqen, nuk do i fshihet dot drejtesise ne asnje cep te botes.

Me heret gjate dites, nje memorial i viktimave te 11 shtatorit u perurua ne vendin ku ngriheshin dy kullat binjake. Emrat e viktimave u lexuan nje nga nje mes lotesh dhe muzikes. Kori i te rinjve te Bruklinit kendoi himnin kombetar, pati nje performance te violoncelistit te famshem Yo-Yo Ma dhe paul simons interpretoi kengen e tij te njohur  “The Sounds Of Silence”. Fotografi dhe lule u vendosen prane emrave te gdhendur ne nje faqe te bronxte te memorialit, qe ne vendin e kullave, ka dy basene me uje. Momentet e heshtjes, nga më të rëndësishmet e ditës ishin po aq funebre, përfshirë edhe ato të kohës kur avionët u përplasën në kullën veriore dhe atë jugore. Shërbesa përfundoi me tingujt e trumpetave të policisë së Nju Jorkut, të zjarrfiksave, të autoritetit të portit dhe të ushtrisë amerikane.

Top Channel