Pakistan, përmbytjet, 4 milionë të pastrehë

10/09/2011 15:45

Shirat stinorë që kanë përfshirë ditët e fundit jugun e Pakistanit, kanë shkaktuar rreth 4 milionë të pastrehë dhe më shumë se 130 të vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur sot televizioni Samaa.

Koha e keqe ka shkaktuar fryrjen e lumenjve dhe rezervuarve në provincën e Sindh dhe në veçanti në distriktet e Badin, Mirpur Khas, Naëabshah dhe Tando Mohammad Khan, përgjatë rrjedhjes së lumit Indo.

Autoritetet kanë dhënë alarmin për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme për shkak të kushteve të këqija të krijuara në zonat e përmbytura.

Top Channel