Libi, shpërthime të fuqishme në Bani Ualid

10/09/2011 15:00

Shpërthime të fuqishme janë regjistruar në Bani Ualid, ku ka nisur bombardimi i forcave ajrore të NATO-s.

Aktualisht, kolona e rebelëve dhe gazetarëve drejt fortesës së Gaddafi-t ndodhet rreth 5 kilometra larg periferisë së qytetit.

Kolona ka ndaluar edhe për mundësinë e pranisë së snajperave të kolonelit në rrugën e vetme hyrëse nga pjesa perëndimore e qytetit.

Ndërkohë, në ndihmë të rebelëve janë dërguar disa njësi të tjera nga Tripoli, të cilat ndodhen rreth 15 kilometra nga Bani Ualidi.

Gjatë rrugës, rebelët kanë bërë një ndalesë dhe kanë qëlluar disa herë në ajër, për të larguar gazetarët të vendosur pranë postobllokut dhe për të penguar afrimin e ushtarëve besnikë.

Nga ana tjetër, mësohet se tre gjeneralë libianë të afërt me liderin Muammar Gaddafi kanë mbërritur dy ditë më parë në Agadez, kryeqyteti rajonal i veriut të Nigerit, ku ndodhen nën mbikëqyrje ushtarake.

“Tre gjeneralët ndodhen pranë hotelit “Etoile du Tenere” dhe ruhen nga xhandarë të armatosur deri në dhëmbë”, ka deklaruar një burim pranë forcave të sigurisë së vendit.

Top Channel