Libi, KKT: Komandantët do të vendosin sulmin

10/09/2011 16:55

Presidenti i Komitetit Kombëtar të Tranzicionit libian, Mustafa Abdel Jalil ka deklaruar se tani i takon komandantëve në fushë që të vendosin se kur do të sulmojnë bastionet pro Gadafi, pasi ultimatumi për një dorëzim paqësor ka skaduar.

Natën e shkuar ultimatumi ka skaduar. E kemi zgjeruar më shumë se një herë, duke provuar t’i hapim rrugën një zgjidhjeje paqësore”, është shprehur kreu i KKT-së në Misurata.

“Tani situata është në duart e luftëtarëve revolucionarë”, është shprehur Jalil.

Libi, shpërthime të fuqishme në Bani Ualid

Shpërthime të fuqishme janë regjistruar në Bani Ualid, ku ka nisur bombardimi i forcave ajrore të NATO-s.

Aktualisht, kolona e rebelëve dhe gazetarëve drejt fortesës së Gaddafi-t ndodhet rreth 5 kilometra larg periferisë së qytetit.

Kolona ka ndaluar edhe për mundësinë e pranisë së snajperave të kolonelit në rrugën e vetme hyrëse nga pjesa perëndimore e qytetit.

Ndërkohë, në ndihmë të rebelëve janë dërguar disa njësi të tjera nga Tripoli, të cilat ndodhen rreth 15 kilometra nga Bani Ualidi.

Top Channel