Algjeri, autobusi në humner, tragjedi

10/09/2011 21:55

Është 9 të vdekur dhe 20 të plagosur bilanci i një aksidenti rrugor në rrugën mes maleve që bashkon lokalitetin algjerian të Erraguene dhe Ziama-Mansouriah.

Një furgon për transportin e pasagjerëve ka rënë në një humnerë të thellë 200 metra.

Mjeti, sipas njoftimeve të para, ishte i tejmbushur me pasagjerë.

Aksidenti mendohet të jetë shkaktuar nga prishja e sistemit të frenimit, i shkaktuar ndoshta nga mbingarkesa e pasagjerëve.

Top Channel