11 shtatori, Nju Jorku i blinduar

10/09/2011 16:40

Në prag të dhjetë vjetorit të shpërthimeve të 11 shtatorit, Nju Jorku zgjohet gjithnjë e më shumë e bilnduar.

Niveli i alarmit për kërcënimin e sulmeve terroriste gjatë fundjavës është në maksimum.

Vigjilenca në vendet simbol është përforcuar më tej gjatë orëve të fundit.

Një prej shqetësimeve të policisë është ajo e sulmeve të mundshme duke përdorur të ashtuquajturat “bomba të pista”.

Mijëra agjentë patrullojnë metronë, stacionet hekurudhore dhe ndërtesat kryesore.

Terrorizmi, Obama: Të dyfishohen sforcot

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka kërkuar “dyfishimin e sforcove” përballë një kërcënimi të mundshëm atentatesh në përvjetorin e 11 Shtatorit.

Frika e sulmeve terroriste rikthehet ne Shtetet e Bashkuara pak perpara 10 vjetorit te atentatit te 11 shtatorit 2001. Sherbimet e inteligjences paralajmerojne per nje kercenim te besueshem dhe specifik, qe ka te beje me sulme te mundshme ndoshta ne New York apo Washington DC. Per kryebashkiakun e New York Michael Bloomberg, kercenimi nuk mund te konfirmohet me sigurine me te madhe, por prania policore eshte shtuar ndjeshem ne qytet, sidomos neper ura e tunele, ndersa masa shtese po merren edhe per transportin publik.

“Ne vigjilje te pervjetorit te 10-te te sulmeve te 11 shtatorit, policia e New York-ut, FBI-ja dhe i gjithe komuniteti i inteligjences ka qene ne gadishmeri te larte, sepse se ne e dime qe terroristet e shohin kete pervjetor si mundesi per te goditur serish. Kercenimi per te cilin po flasim ketu, nuk eshte konfirmuar, por eshte i besueshem. Jetojme ne nje bote ku kercenime te tilla duhen marre seriozisht dhe ne keshtu do te bejme”, tha Bloomberg.

Top Channel