Italia, medalje shqiptarit Shkrepi

08/09/2011 23:50

Me një ceremoni solemne në Arona, në rrethin e Piemontes në veri të Italisë, u nderua me medalje “Për vlera qytetare” shtetasi shqiptar, Blerim Shkrepi.

I riu me banim në Itali prej vitit 2002, është vleresuar nga Presidenti i Republikes italiane për vetëmohimin dhe për aktin e tij heroik që i ka shpëtuar jetën një fëmije 6 vjeçar.

Në fund të vitit 2008, ndërsa kalonte rastësisht pranë shtëpisë ku kishte rënë zjarri e ku ndodhej i vetëm vogëlushi, Blerimi nuk hezitoi të hyjë mes  flakëve për ta nxjerrë atë. Ai vetë rrëfeu se kur kishte parë tymin që kishte përfshirë banesën, një zë i brendshëm e kishte shtyrë të futej e të nxirrte nga flakët fëmijën e tmerruar.

Zjarri ishte shkaktuar nga një qark i shkurtër në dritat e bredhit të Krishtlindjeve, prandaj atmosfera e atyre ditëve festive bëri që Blerimi të cilësohej si një engjëll që shpetoi fëmijën nga vdekja.

Top Channel