“Askush nuk është i sigurt”/ Reportazhi i BBC nga qyteti i frikës në Ekuador: Bandat e fuqishme kanë lidhje me mafian shqiptare, ndihmojnë në… Mes përfaqësuesve të sindikatave dhe të kompanisë ‘Deko Metal’ janë
zhvilluar së fundmi bisedime për të gjetur një marrëveshje në lidhje me
grevën që minatorët po zhvillojnë në Bulqizë.
Përfaqësuesja e presidentes së kompanisë ACR është takuar në ambientet e kompanisë në Bulqizë me një nga drejtuesit sindikalistë që janë në krye të grevës. Bisedimet kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Palet kane rene dakort per te gjitha pikat qe lidhen me trajtimin ekonomi, rritjen e pagave, investimet dhe transparenca dhe kanë pergatitur nje projekt perfundimtar qe pret vetem nenshkrimin zyrtar qe do sjelle edhe perfundimin e greves. Arritja e kesaj marreveshje paraprake eshte konfirmuar zyrtarisht nga perfaqesuesit e kompanise koncesionare.
Megjithate marreveshja nuk eshte nenshkruar. Perfaqesuesit e sindikatave shtuan edhe nje kerkese qe tani ka te beje me heqjen e drejtorit te ndermarrjes ACR ne Bulqize, kerkese kjo e shtuar me vone nga ana e sindikalisteve dhe qe po mban peng zbatimin e pikave te tjera ekonomike ne favor te minatoreve dhe minieres.
Top Channel