Presidentja e kompanise koncesionare të kromit në Bulqizë ACR është tërhequr nga qëndrimi saj kundër sindikatave.
Keshtu bejne te ditur drejtuesit e sindikatave Kol Nikolla dhe Taf Koleci te cilet ju komunikuan ne Bulqize minatoreve nje leter qe presidentja e kompanise ju ka derguar vetem dy dite me pare. Ne kete leter thuhet se pranohet te nenshkruhet marreveshja, nje draft te se ciles ju dergua edhe sindikalisteve dhe nenshkrues te jene edhe sindikatat.
Drejtuesit e kompanise ACR-së akuzuan sindikalistet, bene edhe padi ndaj tyre dhe deklaruan se nuk duan te nenshkruajne marreveshje me ta. Pavaresisht ofertes se fundit, greva nuk do nderpritet.
Minatoret greviste nuk u kthyen ne pune duke beret e ditur se do te presin edhe dy dite per te nenshkruar marreveshjen me kompanine ACR. Nderkohe ne galerite e minieres ka nisur puna vetem me riparimet e mirembajtjes.
Nikolla: Komision hetimor
Kreu i Konfederatës, Kolë Nikolla theksoi se greva e minatorëve të Bulqizës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së firmës ACR.
Kreu i konfederates Kol Nikolla kerkon qe te ngrihet nje komision hetimor pasi edhe dy ministrite perkates ajo e Ekonomise dhe e Punes se Ceshtjeve Sociale nuk perkrahin minatoret. ‘Ne rast se dhe parlamenti nuk do te ingranohet ne ceshtjen e minatoreve te Bulqizes,- shprehet Nikolla,- atehere minatoret do te rinisn greven e tyre ne perputhje me ligjin deri ne realizimin e kerkesave te tyre’.
Minatorët nuk janë tërhequr nga protestat e tyre duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre nga kompania e kromit, si në rritjen e pagës ashtu edhe në përmirësimin e kushteve të punës.
Kompania koncensionare ACR ftoi disa ditë më parë sërish minatorët që të kthehen në galeri dhe të firmosin kontratat individuale, ku përfshihet rritja e pagës 20 përqind dhe përmirësimi i kushteve të punës.
Kompania përmes një letre premtoi informim të vazhdueshëm për planin e investimeve.”Minatorët janë në vështirësi nga njerëz të papërgjegjshëm”, thonë përfaqësues të kompanisë.
Prej me shumë se një muaj i gjithë qyteti i Bulqizës është përfshirë nga greva e urisë dhe protestat të cilat herë pas here kanë qenë edhe të dhunshme.
Minatorët, por edhe familjaret e tyre, kërkojnë paga më të larta, por edhe investime nga kompania ACR në mënyrë që të jenë më të sigurt dhe të kenë më shumë kushte teknike.
Në territorin e ACR, në nivelet e shfrytëzuara më parë prej saj, janë vendosur dhjetra kompani private, minatorët e të cilëve punojnë pa asnjë plan dhe kusht sigurie. Vite më parë në këto nivele ka patur edhe aksidente me humbje jete dhe asyeja është sipas specialistëve se ata punojnë në mënyrë të mbivendosur dhe në territore të vështira.
Bulqiza përngjan me ato qytezat e fshehura dhe të humbura, që është në funksion të minierës së begatë të kromit. Një minierë që mban gjallë frymën e mijëra minatorëve dhe nga ana tjetër pasuron frikshëm disa të tjerë.
Top Channel