Të fotografosh kafshët e egra është nga gjërat më të rrezikshme në botë, por nëse dëshiron foto mbresëlënëse duhet t’i afrohesh sa më shumë pa u shndërruar në vaktin e tyre.

Chris Weston ka arritur të marrë këto pamje të mrekullueshme të luanëve në një udhëtim të tijin në Zimbabve.

Britaniku ka përdorur një aparat fotografik të fiksuar në degën e një peme dhe me një aparat tjetër të vendosur në një skelet kafshe të ngordhur.

“Kam ndenjur 6 javë për të bërë këto foto. Duhej të fitoja besimin e luanëve. Është njësoj si me njerëzit: nëse do të bësh një foto të bukur duhet të jesh afër. Nuk mund të realizosh një foto duke qëndruar qindra metra larg. Duhet të afrohesh dhe të vendosësh marrëdhënie”, shprehet 44-vjeçari.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA