Spanjë, “lufta e egër†me domate
01/09/2011 18:25
45 mijë persona kanë marrë pjesë ditën e djeshme në betejën më të madhe “ushqimore” të planetit që zhvillohet në Valencia të Spanjës, që konsiston në goditjen e njëri-tjetrit me domate në rrugë.
Fshati Bunol i Valencias është mikpritësi i kësaj “lufte” me emrin “Tomatina” që nga viti 1940.
Mendohet që janë hedhur rreth 120 tonelata domate në edicionin e këtij viti duke krijuar një lumë të kuq.
Komuna e Bunolit ka njoftuar se ka pasur vizitorë nga Australia dhe Japonia për të marrë pjesë në këtë event.
Top Channel