Një kambist është qëlluar për vdekje me armë të ftohtë, thikë në qendër të qytetit të Fierit rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme.

Kambisti Ethem Spahiu u qëllua nga Dilaver Adushaj, 38 vjec nga Roskoveci.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të arrestojë autorin që kërcënon me vetëvrasje me armën e krimit.

Hetimet paraprake janë në vijim dhe nuk dihen shkaqet që cuan 38 vjecarin në kryerjen e krimit të rëndë.

Top Channel