Atentat në Irak, vdesin 5 policë

28/08/2011 09:50

5 policë irakianë kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi i dy bombave në një lagje të Bagdadit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime nga Ministria e Brendshme.

Shtatë agjentë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga atentatet.

Sipas statistikave të qeverisë së Irakut, në muajin korrik kanë vdekur 259 persona si pasojë e dhunës në këtë vend.

Top Channel