Ku është kolonel Gaddafi?

27/08/2011 12:15

Një autokolonë e përbërë nga 6 “Mercedesë” të blinduar ka kaluar kufirin mes Libisë dhe Algjerisë.

Lajmin e bën të ditur agjencia egjiptiane e lajmeve “Mena”, që citon si burim një njësi ushtarake të rebelëve, në qytetin Gadamis, pranë kufirit algjerian.

Sipas burimit, autokolona ka kaluar kufirin ditën e djeshme gjatë orëve të paradites, e shoqëruar nga një komandë e armatosur.

Në bordin e makinave të blinduara, shtojnë më tej burimet, mund të jetë koloneli Muammar Gaddafi dhe djemtë e tij.

Algjeria ka qenë neutrale në lidhje me konfliktin në vendin fqinj dhe nuk ka pranuar të njohë Këshillin Kombëtar të Tranzicionit.

Top Channel