Berat, arrestohen dy vrasës

27/08/2011 10:40

Policia e qytetit të Beratit ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e një 37-vjecari.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Ilir Muca u vra pasi u godit me gurë në afërsi të banesës së tij.

Sipas burimeve, në pranga kanë përfunduar shtetasit Sadik dhe Gjergji Muca, që dyshohet të jenë të afërm të viktimës.

Burimet shtojnë më tej se agjentët e anti-krimit po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të vrasjes së rëndë.

Top Channel