Uragani “Irene”, Nju Jorku nis evakuimin

26/08/2011 20:45

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg urdhëroi evakuimin e detyrueshëm të banorëve në zonat bregdetare për shkak të rrezikshmërisë që paraqet uragani “Irene”.

Urdhëri për evakuim hyri në fuqi menjëherë dhe përfshin zonat, Battery Park në Manhatan, Coney Island në Bruklin dhe Far Rockawway në Kuins.

Evakuimi duhet të ndodhë brenda orës 23:00 me orën tonë të ditësh së shtunë.

Qindra-mijëra persona pritet të shpërngulen nga zonat ku pritet të kalojë “Irene”. Autoritetet kanë lajmëruar qytetarët të përgatiten për ndërprerje energjie dhe për cdo të papritur tjetër që mund të pasojë kalimi i uraganit, i cilësuar si një ndër më të fuqishmit në 100 vitet e fundit që ka parë Amerika.

Top Channel