Aleanca Kuqezi: Arsimi fillor në krizë

26/08/2011 10:45

Aleanca Kuqezi i ka drejtuar sot një apel shtetit shqiptar, kosovar dhe atij maqedonas lidhur me arsimin në këto tre vende.

Sipas Aleancës, arsimi fillor në këto shtete ndodhet në një kaos total, me fëmijët që po humbasin gjithnjë e më shumë gjuhën shqipe.

“Fëmijët shqiptarë mësojnë me abetare të ndryshme. Të unifikohet abetarja dhe të shpërndahet falas për të gjithë fëmijët”, ka deklaruar Aleanca Kuqezi.

Top Channel