Mourinho: Nuk largohem nga Real Madrid

23/08/2011 17:15

Pas deklaratave të zëdhënësit të Jose Mourinho se trajneri portugez do të largohet nga drejtimi i Real Madrid, tekniku ka sqaruar gjithçka me anë të një letre të hapur.

Ja përmbajtja e kësaj letre:

Vetëm dikush që nuk më njeh mund të ëndërrojë, shpikë apo mendojë se unë mund të largohem tani nga Real Madrid.

Më duket se shumë njerëz janë befasuar me lojën e bukur të Real Madrid në fazën përgatitore dhe për ta do të ishte çudi nëse unë do të braktisja klubin në këtë moment. E pamundur!

Kam një president fantastik, shumë të zgjuar dhe me të cilin më lidh një miqësi e ngushtë. Kam gjithashtu një drejtor sportiv që punon 24 orë në ditë.

Nuk do të largohem. Të jeni të sigurt!

Dua t’i kërkoj falje të gjithë tifozëve të Real Madrid dhe vetëm atyre për sjelljen time në ndeshjen e fundit. Disa njerëz janë të mësuar me hipokrizinë në futboll dhe janë hipokritë duke heshtur dhe duke u fshehur.

Unë nuk e mësoj dot hipokrizinë. Nuk dua ta mësoj.

Një përqafim të gjithë tifozëve të Real Madrid dhe shihemi nesër në Bernabeu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA