Piramida përfundon në Kushtetuese

22/08/2011 16:05

33 deputetë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste kanë firmosur një
kërkesë ankimore drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku kërkohet shpallja si
i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ligjit të
miratuar nga kuvendi për shembjen e Piramidës.

Deputeti Taulant Balla ka dorezuar kerkesen ankimore ne Gjykaten Kushtetuese, në përputhje me procedurat ankimore, ku per nje hap te tille kerkohet jo me pak se nje e pesta e deputeteve te kuvendit.

“Ne emër të grupit parlamentar të PS-së depozituam një kërkesë të firmosur prej më shumë se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që i kërkon Gjykatës Kushtetuese, të shpallë si të papajtueshëm me Kushtetutën ligjin për procedurat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar të kuvendit të Shqipërisë, si dhe pezullimin e zbatimit të këtij ligji për shkak të papajtueshmërive kushtetuese, të cilat ne kemi dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese, për t’i verifikuar për t’i shpallur ato antikushtetuese”, tha Balla.

Dy jane objektet e ankimit ne dokumentin prej 23 faqesh hartuar nga juristet e grupit parlamentar socialist. Shpallja si te papajtueshme me kushtetuten te 4 neneve te ligjit miratuar me 14 Korrik 2011 “per rregullat dhe procedurat e ndertimit te kompleksit te ri parlamentar te kuvendit te Shqiperise dhe pezullimin e ketij ligji.
Pavarësisht se ky ligj eshte botuar ne Fletoren Zyrtare deputetet socialistë ne dokumentin e kerkeses ankimore e argumentojne ligjshmerine e kesaj kerkese duke permendur kete fakt. “Nga praktika dhe doktrina kushtetuese behet e qarte se ndersa subjektet e listuara nga pika Dh e ne vijim mund te bejne kerkese vetem per ceshtje qe mund te lidhen me interesat e tyre. Kater subjektet e pare kane legjitimitet te plote te vene ne levizje procesin e kontrollit kushtetues per interesa publike. Ne faqen kater te kerkeses jane renditur shkeljet qe ka ky ligj sic eshte shkelja e parimit te ndarjes dhe balancimit te pushteteve percaktuar ne nenin 7 te kushtetutes. Gjithashtu edhe te ligjit per organizimin dhe funsionin e qeverisjes vendore ligj qe eshte miratuar me shumice te cilesuar te deputeteve”.

Ligji per prishjen e piramides konsiderohet ne kerkesen ankimore si ne kundershim edhe me Ligjin per Urbanistiken dhe ate per Planifikimin e Territorit.
Nje pjese tjeter e kerkeses ankimore bazohet ne argumentim perse jemi perballe shkeljes se parimit te shtetit te se drejtes.

Ne faqen 10 te kerkeses ankimore thuhet se “ligji i 14 korrikut nderhyn ne legjislacionin ekzistues duke rregulluar krejtesisht ne kundershtim me rregullime te vendosura me pare qe jane ende ne fuqi dhe per me teper ligje te nje rangu me te larte ne hierarkine e normave”.

Dy vendime te Gjykates Kushtetuese italiane dhe polake i jane bashkangjitur kerkeses, ku keto gjykata jane shprehur per argumentimin e shpenzimeve nga ana e legjislatorit me fonde nga buxheti i shtetit.
Duke u ndalur ne shpenzimet prej 333 milionë leke qe duhet per prishjen e piramides dhe 66 milionë euro te shpenzuara nga buxheti shtetit per piramiden qe prej vitit 1998 kur u ndertua perfshi shpenzimet per ta kthyer ne teater i kerkohet Gjykates Kushtetuese te shqytoje demin qe i shkaktohet buxhetit te shtetit qe s’jane marre parasysh ne ligjin e miratuar ne parlament.

Kerkesa ankimore e protokolluar mesiditen e te henes ne Gjykaten Kushtetuese pritet te shqyrohet gjate muajve te ardhshem.

Top Channel