Kodi, Arvizu: Reforma është e domosdoshme

22/08/2011 14:25

Pak dite pas publikimit te raportit perfundimtar te OSBE-ODIHR për
zgjedhjet lokale në Shqipëri ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve te
Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu.

Gjate nje deklarate per mediat pas takimit me ministrin e Kultures Bumci, ambasadori Arvizu tha se raporti i OSBE-ODIHR flet shume qarte per zgjedhjet ne Shqiperi. Sipas kryediplomatit amerikan ne Tirane, Shqiperia e ka te domosdoshme reformen ne kodin zgjedhor.

“Raporti i OSBE ODIHR ishte i qarte dhe i plote. Reforma zgjedhore është e domosdoshme. Ka ardhur koha per nje reforme te thelle dhe këtë e shprehu qartësisht dhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR. Kodi Zgjedhor, sipas raportit ka shumë boshllëqe që duhen mbushur“, u shpreh Arvizu.

Top Channel