Aleanca Kuqezi: Rrezik asimilimi i emigrantëve

22/08/2011 10:50

Aleanca Kuqezi shpreh shqetësimin për rrezikun e asimilimit të emigrantëve shqiptarë nëpër vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Në një letër dërguar Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Aleanca kërkon buxhet të ri për shkollat shqipe, në vendet ku jetojnë emigrantë shqiptarë.

Aleanca kujton se rreth 1 milion shqiptarë jetojnë në Greqi, 2 milionë në Turqi e qindra mijëra të tjerë në vende të tjera të Evropës.

“Shteti duhet të mbrojë shqiptarët kudo që janë. Greqia sot është në krizë, por gjen mundësi për të financuar shkollat greke”, thuhet në letër.

Aleanca kërkon të investohet për gjuhen shqipe, duke kujtuar se fëmijët e emigrantëve po humbin dalëngadalë gjuhën e të parëve të tyre.


Prishtinë, Gjuha Shqipe e detyrueshme

Drejtues të Universitetit të Prishtinës njoftojnë se do të fusin si lëndë të detyrueshme Gjuhën Shqipe.

Ky hap sic njofton agjencia e lajmeve Kosovapress, duket se vjen për shkak se jo vetëm te studentët,por edhe te shumë doktorë shkencash janë vërejtur mangësi të njohurive elementare drejtshkrimore. I marrë që vitin e kaluar, ky vendim është zbatuar deri tani si projekt pilot vetëm në Fakultetin e Mjekësisë dhe të Shkencave Sportive.

Zëdhënësi i Universitetit të Prishtinës, Isuf Iberdemaj thotë se duke parë mungesa të theksuara të kulturës së gjuhës në të gjitha drejtimet, janë nxitur që ta fusin edhe Gjuhën Shqipe si lëndë me detyrim nëpër të gjitha njësitë akademike. Sipas tij, njësitë akademike duhet tëvendosin në bazë të dinamikës së programeve studimore që të zgjedhin vitin apo semestrin, ku do të jepet lënda e Gjuhës Shqipe.
 

Greqia financim dy shkollave greke

Qeveria greke ka dhene garancine se eshte siguruar financimi ekonomik per funksionimin e dy shkollave greke në Korce dhe ne Himare, nëpërmjet një deklarate të ministrit të Jashtëm grek Stavros Lambrinisdhis.

“Megjithese po kalojme nje periudhe te veshtire ekonomike –thekson deklarata e shefit te diplomacise greke- Ministria e Jashtme ka bere perpjekje per te mbuluar shpenzimet ekonomike te funksionimit te ketyre dy shkollave ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit”.
 

Top Channel