Shiroka dhe Xhaferraj rrezikohen nga zjarri

21/08/2011 09:15

Zjarri masiv që ka përfshirë prej ditës së djeshme malin e Taraboshit, në Shkodër, vijon edhe sot të përhapet me shpejtësi.

Të ndihmuara edhe nga era, flakët kanë përfshirë sot një sipërfaqe edhe më të madhe pylli sesa një ditë më parë.

Sipas autoriteteve në vendngjarje, zjarri rrezikon banesat në Shirokë dhe Xhaferaj.

Top Channel