Mirditë, zjarri rrezikon shkollën e banesat

21/08/2011 19:25

Zgjerohet harta e flakëve që kanë përfshirë Shqipërinë. Në fshatin Kaçinar në rrethin e Mirditës, flakët rrezikojnë seriozisht shkollën e këtij fshati dhe disa banesa.

Sipas informacioneve paraprake flakët favorizohen nga era e fortë. Banorë vendas po përpiqen me mjete rrethanore të shuajnë flakët. Mësohet gjithashtu se janë lajmëruar zjarrëfikëset, të cilat nuk kanë mbërritur ende.

Mirdita është zona e radhës e prekur nga zjarret. Gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të ditës së sotme, flakë masive përfshinë Taraboshin në Shkodër duke rrezikuar djegien e disa banesave.

Top Channel